Sherri nisi ditën e premte, dyshohet se autori goditi me grusht 14-vjeçarin në oborrin e shkollës, sot e la të vdekur pas goditjeve me thikë

Babai i Lusit, 14-vjeçarit që ka mbetur sot i plagosur me thikë në afërsi të ambienteve të Fan Nolit, ka treguar sesi ka nisur sherri mes të miturve që sot çoi vrasjen e Martinit dhe plagosjen e shokut të tij.

Duke folur për gazetaren e Top Channel Kristi Gongo, në emisionin Top Story, babai i Lusit ka treguar se sherri dyshohet se ka nisur ditën e premte në oborrin e shkollës, ku dyshohet se autori ka goditur me grusht viktimën dhe se e ka dhunuar.

Ndërkohë ditën e sotme viktima i ka kërkuar shokut të tij Lusit dhe një tjetër personi që të shkonin bashkë dhe t’i takonin.

Por në momentin që kanë shkuar, sipas babait të Luisit, autori i dyshuar i ka sulmuar me thikë, duke i marrë jetën Martinit dhe duke plagosur katër herë me thikë 14-vjeçarin tjetër.