Kurti i gëzohet fitores së Kosovës: Na kanë kënaqur me lojën e bukur, e krenar me qëndrimin e pathyer

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas fitores së kombëtares së Kosovës kundër Lituanisë.

Ai ka shkruar se djemtë e Kosovës në futboll e përmbyllën këtë cikël me fitore.

“Mbrëmë mjaftoi goli i hershëm për fituar ndeshjen. Djemtë tanë e përbyllën këtë cikël me fitore, ndërsa na presin mundësi tjera për t’u promovuar tutje. Na kanë kënaqur me lojën e bukur, e krenar me qëndrimin e pathyer. Suksese tutje!”, ka shkruar Kurti.