“Askush nuk na ndihmoi, kishin frikë”/ Flasin dëshmitaret që transportuan 14-vjeçarin në spital

Të tjera dëshmi dali nga ngjarja e rëndë ku mbeti vrarë 14-vjeçari Martin Cani që ka tronditur opinionin publik.

Dy zonjat që ishin të parat në vendin e ngjarjes dhe e transportuan për në spital, treguan në “Shqipëria Live” momentet e tmerrit, kur luteshin për ndihmë por shumë prej njerëzve refuzuan sipas tyre.

“Asnjë nuk po lëvizte, të gjithë kishin frikë nga deklarimet ne polici dhe largoheshin. Marr makinën me shpejtësi marramendëse dhe e sjell te trupi djalit. Ndihmuan dy burra më pas u larguan.

Kërkuam ndihmë dhe nuk vinte askush. Kam dalë jashtë natyrës sime, ai djalë u fut në shpirtin tim si biri im. Dola nga makina me djalin brenda, iu drejtova iu lutem ta çojmë djalin sa më shpejt. Ishte shumë i zoti, tha qetësohu mbaj timonin un mbaj gjakun. Pulsi zbehej, dhe i thirrja bir zgjohu, bir ç’bëre, ai u përmend dhe thirri “Mami, mami”.

Ne arritëm në spital dhe ti do shpëtosh. Kemi ecur në korsinë e biçikletave, makinat i dëmtuam i bëmë copë nga poshtë. Nuk mund të pyesja më, kur arrita në rrugën Bardhyl u çlirova. Kur morëm vesh që djali nuk jeton “mos” thash. Shkoj te Trauma dhe gjej prindërit aty. Nëna nuk e besonte se djali kishte vdekur, as i ati. Dëgjoni këtu, ne e futëm brenda të gjatë, të presim se mbase nuk ka vdekur. Pritëm derisa morëm lajmin e kobshëm”-tregoi dëshmitarja.

“Kishte plagë të rënda, nuk ndjente dhimbje, nuk kishte reagime. Goditja ishte direkt në zemër. Kishte veshur një kostum, ishin rroba të lehta”-tregoi dëshmitarja tjetër.