Transgjinorja Edona James ishte njëra ndër katër finalistet e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.
Ajo ishte një fenomen më vete i këtij viti, duke bërë për vete publikun me karakterin e saj dhe humorin brenda shtëpi.
Megjithëse është pritur mirë nga një pjesë e mirë e shqiptarëve, paragjykimet për Edonën vazhdojnë të ekzistojnë.
Një moment jo shumë i mirë u shënua kur ajo mbërriti me veturë në ‘Klan Arena’, për të parë befasinë që kishte rezervuar vëllai i madh për të.
Në mesin e shumë fansave që po prisnin jashtë, nuk munguan disa brohorima ku disa bërtisnin “Kujta Kujta, bravo Kujtim”.