Nusja 18-vjeçare në Fier vetëhelmohet me fotoksinë, vjehrri akuzon shoqet dhe shokët

Ditën e djeshme, në fshatin Fiershegan të Lushnjes, u regjistrua një ngjarje e rëndë. Një 18-vjeçare i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë.

Bruna Myzeqari konsumoi helm pasi dyshohet se bëri debat me burrin e saj, Entilo Drajçi 24 vjeç. Ky i fundi po hetohet në gjendje të lirë, teksa familjarët e tij thonë se nuk ka pasur asnjë sherr mes djalit dhe nuses.

Babai i djalit, Arben Drajçi, shprehet se shkaktarët e ngjarjes janë persona të tjerë dhe jo djali i tyre. Sipas familjarëve të Entilos, ndaj nuses 18-vjecare e cila ishte maturante këtë vit, ishin thënë fjalë te pavërteta.

“Mendojmë se 99% vjen nga shkolla, këto gjëra I kemi të verifikuara. Xhelozitë e shoqeve. Ditën që ka ndodh ngjarja, ka ikur nga shkolla duke qarë”, tha vjehrri.

“Nusja ka qenë ngarkuar në shkollë. Ishte viti i tretë gjimnaz. E mendojmë këtë se kanë hedhur disa llafe moshataret e saj. Ne nuk e kishim problem fare, i thamë ta kanë inat flet shoqëria se e mbante mirë“, tha vjehrra.

Bruna dhe Entilo ishin njohur 2 vjet me parë në rrjetet sociale dhe se kishin vetëm 25 ditë që ishin martuar.

“Ajo i shkroi mesazh që piva fostoksinë. Ai i shkruante mos guxo dhe ne u nisëm me vrap për te goca. E gjejmë në këmbë, ishte mëse normale, me gotë uji në dorë. E pyet e ke pirë apo jo, ajo e pohoi pastaj ne e morëm direkt për në spital, gati sa nuk bëmë aksident. Djali ishte te lokali, sa e lamë në shtëpi, punë minutash…Sa u ulëm, vajza i shkruan mesazh”, është shprehur një kushëri i Entilos.