Tensione në protestën për vrasjen e 14 vjeçarit në Tiranë, një nënë i bie të fikët para kamerave

Këtë të enjte, prindërit dhe nxënësit kanë hedhur bojë në asfaltin para Ministrisë së Arsimit te Rruga e Durrësit, në shenjë proteste pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani.

Me pankarta të shumta në duar, me mesazhe për institucionet, shoqërinë, por edhe për 14-vjeçarin e vrarë, qytetarët kanë kërkuar drejtësi dhe siguri.

Tezja e vogëlushit Martin Cani, i është bashkuar protestës së thirrur nga qytetarët. Teksa tejza e Martinit ka qenë duke folur me lot në sy për nipin e saj, një zonje në turmë i ka rënë të fikët.

Asaj i është dhënë ndihma e parë nga protestuesit, teksa ka ardhur edhe ambulanca për ta transportuar në spital.