Vdes në moshën 38-vjeçare modelja e njohur

Modelja sllovene Lea Plut ka ndërruar jetë dhe këtë lajm të hidhur e ka shpërndarë në rrjetet sociale partneri i saj, fotografi Sashaa Kapetanoviq.

“Dashuria ime, më prit kudo që të jesh”, ka shkruar ai në mbishkrimin e postimit që ka shpërndarë në Instagram, transmeton Indeksonline.

Shumë prej tyre shprehën ngushëllime për familjen dhe miqtë e saj në komente. Lea dhe Sasha kaluan 16 vjet së bashku dhe la pas edhe dy vajza.

Në vitin 2006, kur ishte vetëm 20 vjeçe, Lea fitoi titullin e supermodelës sllovene dhe më pas vazhdoi modelingun. Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo ka bashkëpunuar me marka të shumta të njohura.

Përveç modelingut, dashuria e saj e madhe ishte edhe gatimi, ndaj në vitin 2017 konkurroi në sezonin e tretë të “Masterchef slloven”. Edhe pse u eliminua herët nga spektakli, ajo tha se ishte një eksperiencë pozitive për të, nga e cila mësoi shumë gjëra të dobishme./Indeksonline/