Edhe pse na ndanë edhe një muaj nga festat e fundvitit, disa persona kanë nisur herët “festimet”.
Si në rastin e këtij shoferi grek i cili ka zgjedhur që makinën e tij luksoze ta kthejë në një pemë Krishtlindjesh.
Sipas agjencisë Eurokinissi që regjistroi imazhin e çuditshëm të makinës, dekorimi ishte gjithsej me 2500 drita Krishtlindjesh.
Pamjet janë shpërndarë mijëra herë në rrjetet sociale duke u kthyer virale.