Ermona, sipërmarrësja që la SHBA për të rritur fëmijët në Tiranë, pas 24 vitesh nis jetën e re në Shqipëri

Pas 24 vitesh në Amerikë Ermona Anoti ka vendosur të nisë jetën e re në Shqipëri. Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News ajo tregoi se ka gjetur veten në Shqipëri.

“Dëgjoj që shqiptarët thonë se nuk ka mundësi në Shqipëri, por për biznese ka shumë mundësi. Kam hapur një agjenci eventesh që organizon festa të ndryshme.”, shprehet ajo.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste, ajo foli edhe për historinë e saj të dashurisë, dhe njohjen me bashkëshortin e saj.

“Është një njeri me shumë humor. Ne kemi jetuar në Detroit ku edhe jemi njohur. Kemi bërë një dasmë të bukur ku kemi ndërthurur kulturat tona. Në mentalitet nuk ka ndonjë ndryshim të madh”, ka treguar ajo.