Tre persona vdiqën në një aksident automobilistik në Indi të dielën, ndërsa dyshohet se ndiqnin udhëzimet nga një aplikacion navigimi Google, raportuan mediat lokale, duke cituar burime policore.
Makina e tyre doli nga një urë që po i nënshtrohej riparimeve të mëdha dhe më vonë u gjet nga vendasit.
Vëllezërit Nitin dhe Ajit, të dy 30 vjeç dhe Amit, 40 vjeç, po udhëtonin nga Noida, një qytet në shtetin Uttar Pradesh, rreth 20 kilometra në juglindje të Nju Delhit, për në Faridpur për të marrë pjesë në një martesë.
Google Maps thuhet se e drejtoi shoferin te ura e papërfunduar, e cila kishte një pjesë që ishte shembur për shkak të dëmtimit të mëparshëm nga përmbytjet. Në urë nuk kishte pengesa apo shenja paralajmëruese. Të tre nuk e vunë re që ura ishte e papërfunduar për shkak të mjegullës së dendur.
Katër inxhinierë janë arrestuar në polici në lidhje me aksidentin, njoftoi agjencia e lajmeve PTI të hënën, . Zyrtari rajonal i Google Maps është gjithashtu nën hetim, shtoi raporti. Pas incidentit, drejtoritë komunale janë urdhëruar të inspektojnë të gjitha rrugët dhe urat në zonë për të parandaluar aksidente të ngjashme.