Presidenti i Republikës uroi sot nga Sheshi i Flamurit në Vlorë të gjithë shqiptarët.
“Gëzuar Festën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit! Nga sheshi historik i Vlorës, simboli i arritjes madhështore të 28 Nëntorit 1912, i vlerave që çmojmë, bashkimit të vullneteve në emër të Shqipërisë e për të ardhmen e saj, ju uroj gëzuar
Kudo ku janë bashkëatdhetarët tanë, i ftoj nga Vlora e pavarësisë që, në çdo angazhim që kanë e iniciativë që ndërmarrin, të kenë vetëdijen e vendosmërisë, bukurisë, sakrificës, e të çojnë përpara arritjet e Shqipërisë e kombit shqiptar”, ka shkruar Begaj.
Presidenti i Republikës krah autoriteteve më të larta të Shqipërisë dhe Kosovës vendosi kurorën me lule në vendprehjen e Ismail Qemalit.