Kiara postoi foto me Lunën por vëmendjen e merr sërish Luizi!

Çifti i dashur për publikun, Kiara dhe Luizi, janë gjithmonë aktivë në rrjetet sociale, duke ndarë momente nga jeta e tyre e përditshme me ndjekësit. Postimet e tyre, që shpesh përfshijnë foto apo video të plota dashurie dhe humor, mbledhin një vëmendje të jashtëzakonshme.

Së fundmi, Kiara publikoi disa foto ku shfaqet me vajzën, e veshur me një pallto elegante dhe duke mbajtur një çantë të markës së njohur Saint Laurent, që ka një çmim prej 2100 eurosh.

Ajo që ra më shumë në sy ishte komenti i Luizit në këtë postim. Pas komplimentit për vajzën, Luizi nuk e kurseu humorin dhe shkroi: “Kurioz jam për çfarë shërben ai dryni që varet në rrip?”

Fansat reaguan menjëherë duke shpërthyer me të qeshura dhe pëlqime te komenti i Luit.