Reperi i njohur Stresi, ka bërë ditën e sotme (29 nëntor) një postim në Instagram me të cilën ka konfuzuar fansat dhe jo vetëm.
Ai ka thumbur persona të cilët nuk i ka bërë publik duke ju thënë “si nuk ju vjen turp që martoheni me të dashurat tona”.
Postimi i plotë:
A keni sedër, karakter, gjak? Në vënd t’ju vi ju turp, na vjen sepse keni marrë për gra dashnoret tona”, shkruan reperi.
Mirëpo pas disa minutash ky postim u fshi nga llogaria e Stresit për shkaqe që ende nuk dihen.
Mbetet për tu parë nëse reperi do të ketë një shpjegim për këtë.