Dy aksident kanë ndodhur brenda pak orësh në Kamëz dhe Tiranë ditën e djeshme, ku për pasojë një grua 64 vjeçe ka humbur jetën, ndërsa 5 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Policia e Tiranës sqaron se aksidenti i parë ka ndodhur në bulevardin “Nënë Tereza” në Kamëz, në orën 17:30, ku një 30 vjeçar teksa drejtonte një makinë përplasi dy këmbësore. Njëra prej tyre nuk i mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë në spital, ndërsa tjetra ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë disa orë më vonë, në në Bulevardin e Ri për në Paskuqan një 23-vjeçar duke drejtuar duke drejtuar një makinë Ford është përplasur me një mjet tjetër “Audi”. Për pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët që ndodheshin në makina.
Ne te dyja rastet policia thote se ka arrestuar shoferët fjatorë që shkaktuan aksidentet
