E tha dhe e bëri! Një i ri nga Selaniku i kishte premtuar të dashurës së tij se do të martohej me të kur të ndërtohej metroja. Dhëndri e mbajti premtimin dhe dasma u bë në ditën kur u hap zyrtarisht metroja e Selanikut.
Çifti, menjëherë pas kishës, kanë vizituar një stacion metroje, ku edhe kanë filmuar disa nga momentet që do të mbeten gjatë në memorien e tyre.
Çifti në ditën më të lumtur të jetës së tyre është fotografuar në stacionin e metrosë.
