Modelja amerikane e TikTok arrestohet për herë të dytë duke vjedhur veshje në dyqan

Një modele e njohur e TikTok në SHBA akuzohet se mburrej në rrjet me rroba të vjedhura nga një supermarket në Florida teksa është ndaluar për herë të dytë duke vjedhur nga i njëjti dyqan.

22 vjeçarja Marlena Velez, ishte në media muajin që shkoi për arrestimin pasi vodhi 16 artikuj me vlerë rreth $500 nga dyqani ‘Target’— para se të identifikohej nga videot e saj në TikTok, që i shpërndante për 400,000 ndjekësit e saj.

Tani ajo përballet me të tjera akuza vjedhjeje pas arrestimit të dielën për vjedhje nga i njëjti dyqan, shkruan rrjeti vendas NBC 2.

Policia tha se Velez kishte ndërruar kodet e identifikimit të veshjeve në kasën e dyqanit duke përfituar pa paguar veshje dhe artikuj shtëpiakë në vlerë rreth $225.

Në videot e saj në TikTok ajo regjistronte veten duke marrë veshjet në makinë, çka solli dhe më pas identifikimin nga autoritetet.

Modelja e TikTokker ka disa precedentë kriminalë, duke përfshirë dhe incidentin e vitit 2019 kur u arrestua për vjedhjen e makinës së shoqes së saj të cilën e kishte përplasur, shkruan rrjeti vendas New York Post.