Gjykata e Korçës ka lënë në burg Vahide Shulin, 37-vjeçaren nga Librazhdi, e cila akuzohet për ushtrim prostitucioni.
Vetëm 3 ditë më parë u gjet në një mjet i pajetë shtetasi Çelnik Malçellari i cili sipas policisë ka qenë në mjet me 37-vjeçaren duke kryer mardhënie seksuale kundrejt pagesës.
47-vjeçari pas kqyrjes dhe të dhënave nga ekspertiza mjekoligjore rezulton se ka humbur jetën si pasojë e hipertensionit.
Viktima punonte në një Fast-Food në qytetin e Korçës, ndërsa arrestuara nga Librazhdi, jetonte me bashkëshortin e saj në një shtëpi me qira në Korçë.
Të dy janë takuar në lagjen 10 të qytetit, në një rrugë dytësore ku kanë qenë duke kryer marrëdhënie seksuale ndërsa viktima nuk është ndjerë mirë dhe ka shfaqur simptoma (të vjella dhe rrjedhje gjaku nga hundët).
Grupi hetimor ka hapur telefonin e viktimës për këqyrje, ku janë hasur me bisedën e fundit që kishte me 37-vjeçaren, duke identifikuar kështu personin që ishte brenda mjetit.
Pasi policia bëri identifikimin e Vahide Shulit, ata e shoqëruan pranë drejtorisë vendore të policisë Korçë për ta pyetur në lidhje me ngjarjen.
