Ish-konkurrentja e Përputhen, shtatzënë për herë të parë

Gabriela Arapi, e njohur nga publiku për pjesëmarrjen e saj në emisionin e dashurisë “Për’puthen”, ka ndarë lajmin e bukur se do të bëhet nënë për herë të parë.

Përmes një postimi emocionues në Instagram, ajo ka ndarë disa foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, duke shprehur ndjenjat e saj të thella për këtë moment të veçantë.

Në mbishkrimin e postimit, Gabriela shkruan:

“Unë dhe ti.
Një bekim,
Një emocion i papërshkrueshëm,
Një ndjenjë e vërtetë,
Një ëndërr e bërë realitet,
Një dëshirë e plotësuar,
Një dashuri pa kufi.


Po,
Dashuritë e pastra ekzistojnë.
Ti EKZISTON!! Ti më dhe shpresë e forcë!
Jam e dashuruar në ty, e marrosur në ty.


Mezi pres të të mbaj në krahët e mi.
Faleminderit Allah për këtë dhuratë.”