Këngëtarja Parashqevi Simaku është parë me një pamje të re dhe në gjendje të mirë emocionale, teksa puth flamurin kombëtar. Sipërmarrësi i njohur shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Elton Ilirjani, ka publikuar një tjetër video të artistes shqiptare.
Nga pamjet ylli i muzikës shqiptare shihet e grimuar dhe në gjendje të mirë, duke sjellë një moment prekës e krenar për të gjithë shqiptarët.
Një moment veçanërisht simbolik është kur ajo puth flamurin kombëtar, të cilin e mban si shall, duke përcjellë një mesazh dashurie dhe respekti për atdheun.
Ndërkohë në një video tjetër sipërmarrësi i njohur zbulon se ditën e nesërme ka një surprize të madhe për këngëtaren të cilën ai e quan mbretëreshë.
‘Mbretëresha ime! Dita e nesërme do të jetë një përrallë. Ti do të surprizohesh!-shkruan ai.
Që prej publikimit të një videoje ku Parashqevi Simaku shihej duke u endur rrugëve të New York-ut, shqiptarët treguan gatishmëri për ta ndihmuar, duke kërkuar gjetjen e saj dhe ofrimin e një strehimi.
