Kafeja e mëngjesit për njerëzit në mbarë botën është një ritual i domosdoshëm që siguron energjinë dhe fokusin e nevojshëm për të nisur ditën. Por ekspertët pohojnë se koha e konsumimit të kafesë luan një rol kyç në efektin e saj në organizëm.
Sipas Libby Galvin, e cila shkroi për këtë temë për The Times, është një kohë ideale për të pirë filxhanin tuaj të parë të kafesë. Ajo rekomandon që kafeja të konsumohet rreth 90 minuta pasi nivelet e kortizolit, hormoni i stresit, të arrijnë kulmin. Kortizoli, i cili i jep trupit një ndjenjë vigjilence, zakonisht arrin kulmin 30 minuta pas zgjimit dhe më pas fillon të bjerë.
Rreziqet nga konsumimi i tepërt
Megjithatë, kafeja nuk është për të gjithë. Profesor Spektor paralajmëron gjithashtu për efektet e mundshme negative të marrjes së tepërt të kafeinës, veçanërisht te njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj saj.
“Personat që janë të ndjeshëm ndaj kafeinës mund të përjetojnë puls të shpejtë dhe simptoma të tjera të pakëndshme, por këto efekte zakonisht nuk janë të përhershme ose fatale. Megjithatë, persona të tillë duhet të shmangin kafenë“, tha ai.
Pavarësisht kësaj, kafeja përmban polifenole dhe fibra që janë treguar se përmirësojnë shëndetin e zorrëve, por tek individët e ndjeshëm kostot e mundshme mund të tejkalojnë përfitimet.
Ashtu si me të gjitha zakonet e të ngrënit, moderimi dhe përshtatja ndaj nevojave individuale janë çelësi i një qasjeje të shëndetshme.