Gruaja e Bashar al-Assadit po kërkon divorcin nga dikatori, s’i pëlqen jeta në Rusi

Asma al-Asad , gruaja e presidentit të rrëzuar sirian, Bashar al-Assad , ka bërë kërkesë për divorc dhe dëshiron të transferohet në Londër.

Ajo u takua me burrin e saj, ndërsa ai studionte në Londër dhe ajo punonte në JP Morgan, shkruan Indeksonline.

Ish-zonja e parë siriane aktualisht po lufton gjithashtu me probleme shëndetësore, duke qenë se e kapërceu kancerin e gjirit në vitin 2019 dhe në maj të këtij viti u diagnostikua me leuçemi.

Gazeta turke “Habertürk” raportoi se Asma al-Asad dëshiron të largohet nga Moska dhe të shkojë në Angli, duke qenë se ka nënshtetësi britanike dhe se ka mbështetjen e nënës së saj Sahar Otri , e cila ka filluar të konsultohet me një firmë prestigjioze ligjore në Angli.

Asma vuan nga leuçemia dhe gjendja e saj shëndetësore nuk mund të monitorohet në mënyrë adekuate në Moskë, shkruajnë mediat turke dhe arabe.

Lajmi për divorcin vjen pasi Bashar al-Assad është detyruar të largohet nga Siria dhe përballet me kufizime të shumta pasi i është dhënë azili në Rusi.

Autoritetet ruse kanë ngrirë gjithashtu asetet e tij, të cilat thuhet se përfshijnë 270 kilogramë ar, dy miliardë dollarë dhe 18 apartamente në Moskë.

Kujtojmë se rebelët sirianë i dhanë fund sundimit autoritar 24-vjeçar të Bashar al-Assad.

Ai hipi në një avion dhe iku në Rusi, ku Vladimir Putin i dha azil./Indeksonline/