“Marrim kërcënime në rrjetet sociale”/ Robert Aliaj për mbylljen e Tik Tok: Veprim non sens. Shteti ta marrë në kontroll, të vendosë ligje të ashpra

Artisti Robert Aliaj, në një intervistë në emisionin Open në News 24 foli për mbylljen e Tik Tok, vendim që u mor nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Aliaj theksoi se në rrjetet sociale merren edhe kërcënime. Ai tha se vendimi për të mbyllur Tik Tok i duket non sens. Sipas Aliajt, shteti duhet ta marrë nën kontroll Tik Tokun dhe të vendosë ligje të ashpra për të kontrolluar gjitha rrjetet sociale.

Robert Aliaj: Duket një veprim non sens. Tik Tok duhet të kontrollohet. Shteti mund të bëjë ligje, për rrjetet sociale. Ne na bëjnë dhe kërcënime në rrjetet sociale. Rrjetet sociale mund të bashkëpunojnë me shtetin, kur ka probleme. Është precedent i rrezikshëm, pasi rrjeti social ka në thelbin e vet ka lirinë e fjalës.

Por, jam dakord që ka probleme dhe është abuzuar me lirinë e fjalës. Rrjeti social nuk duhet mbyllur, por duhet kontrolluar. Duhet të rregullohet, qoftë me gjoba. Duhen ligje me të forta për të gjitha platformat sociale.