Valbona dhe G Bani kanë ndezur një debat këto ditë, gjë e cila erdehi si pasojë se banori vendosi të rrinte përballë dushit, ndërkohë që Valbona lahej.
Pjesë e këtij debati ishin dhe Laerti së bashku Xumin, të cilët e komentuan kështu:
Neda: Unë personalisht nuk e njoh G Banin mjaftueshëm për ta njohur si natyrë. Ti je një burrë që i pranon të t’i thuash gjërat troç. Ti kishe përballë një vajzë që të thoshte mos.
Atë ndalesë që ajo vajzë të bënte ti e përktheve në një sjellje manjake. Çdo vajzë ka hyrë për tu vëzhguar. Nuk keni privatësi me publiku, por keni privatësi me njëri-tjetrin. Ti G Bani kishe një përplasje me Xumin. Ti i thoje hesht, largohu, por Valbonën nuk e respektove. I bëre të njëjtën gjë, madje dhe më të rëndë.
Xumi: Unë pashë Laertin në qëndrim stoik duke admiruar dushin. Ishte një veprim i tillë dhe receptorët e mi menduan se nuk ishte një gjë normale. Në momentin që pashë këtë skenë mora peshqirin dhe mbulova pamjen. Këtu jemi në një format që shihemi nga mijëra miliona sy, por në atë moment ato sy që shihnin femrat nuk ishin normal. Laerti e kuptoi që nuk po çante dhe iku. Pastaj G Bani nisi debatin me mua. U agravua situata.
Ledioni: Ti me një shikim tëndin ndaj Laertin, arrin ti thuash atij manjak, ndërkohë që G Bani që po artikulonte fjalë për fjalë dua të shoh trupin e një femre sepse më ka marrë malli të shoh trupin e një femre, pse është Laerti manjaku dhe G Bani jo?
Xumi: Pa të keq e shpërfilla G Banin. Mu duk si diçka që nëse nuk do reagoja unë fillimisht, nuk do kishte reaguar askush në ato momente.
Laerti: Charlie Chaplin thoshte që jetën po ta shohësh nga afër është tragjedi, po ta shohësh nga larg është komedi. Thjesht, ka nivele humori të cilat kuptohen dhe perceptohen nga njerëz që kanë qenë aty në fillim. Është përdorur emri i Livias për të mbuluar Valbonën. Lakuriqësia nuk mbulohet lakuriqësi.