Një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale ka zbuluar momentet e fundit të pasagjerëve të avionit të Azerbajxhanit, i cili u rrëzua afër qytetit Aktau në Kazakistan. Videoja, që u regjistrua nga një prej pasagjerëve, tregon përpjekjet e udhëtarëve për të mbijetuar pas një incidenti fatal.
Sipas pamjeve, maskat e oksigjenit janë lëshuar brenda kabinës, një shenjë e qartë që tregon se ndodhi një dështim i papritur i sistemeve të avionit, ndoshta për shkak të një problemi teknik ose ndonjë shkaqe tjetër që ende nuk janë sqaruar. Pasagjerët janë parë në gjendje paniku, ndërsa avionin po e mundonte diçka e rëndë në ato momente.
Një tjetër video, e marrë pak sekonda pas përplasjes së avionit, tregon pasagjerët që përpiqen të dalin nga avioni i shkatërruar. Ky moment është veçanërisht dramatik, pasi është e qartë që shumë pasagjerë kanë pësuar dëmtime dhe gjendja është kaotike.
Sipas raportimeve, shumica e pasagjerëve që mbijetuan përplasjen ndodheshin në pjesën e pasme të avionit, pranë bishtit, dhe kjo mund të ketë qenë arsyeja që ata shpëtuan.