Shmanget tragjedia në Shkodër, i moshuari tentoi t’i jepte fund jetës duke u hedhur në lumin Buna

Një i moshuar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur në ujërat e lumit Buna, pranë urës së Bunës.

Sipas raportimit të Top Channel, kanë qenë kalimtarët e rastit që kanë vënë re të moshuarin e më pas kanë njoftuar policinë dhe ambulancën.

Pavarësisht thirrjeve për të mos kryer aktin, i moshuari është hedhur në ujë, por kanë ndërhyrë forcat e policisë duke e shpëtuar.