Personazhet VIP që do bëhen nëna në 2025-n

2025-a siç duket do të jetë vitit i nënave VIP. Kjo pasi menjëherë sapo hyri viti i ri, publiku shqiptar u njoh me lajmet e bukura të shtatzënësive që na zbuluan disa nga personazhet e njohura shqiptare.

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, e cila i dha fund beqarisë pak javë më parë, përmes një videoje të ndarë në Tik-Tok, ka bindur fansat se është vërtetë shtatzënë.

Aktorja Eliona Pitarka gjithashtu përmes një videoje të ndarë në instagram, ka zbuluar se është sërish shtatzënë. Ajo është nënë e dy vajzave dhe pritet të bëhet mama për herë të tretë.

Balerina e njohur Isida Mollaymeri e ndau lajmin e bukur të shtatzënësisë së saj gjithashtu në fillim të janarit. Madje Isida na ka zbuluar se çifti janë në pritje të një vajze.

Einxhel Shkira, një mama për herë të dytë. Moderatorja e ndau lajmin e bukur në fillim të vitit të ri, kohë që përkonte me shtatzënësinë e saj të tri viteve më parë.