Artan Kaja, një sipërmarrës 52-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë në kompaninë Smurfit në Lunata të Italisë mbrëmjen e së martës.
Fillimisht vdekja e tij dyshohej se ishte për shkaqe natyrale, por nga hetimet është zbuluar se ai ishte vrarë me armë zjarri.
Pasditen e sotme, policia italiabne ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen. Bëhet fjalë për një bashkatdhetar të biznesmenit të vrarë.
Hetimet vijojnë nga Karabinierët e njësisë hetimore, ndërsa për momentin arma e vrasjes nuk është gjetur.
Artan Kaja ishte pronar i një kompanie për trajtimin e paletave, i cili punonte si kontraktor në Smurfit në Lunata.
Ka qenë gruaja e tij që e ka gjetur të pajetë në një pellg gjaku, e alarmuar ngaqë nuk ishte kthyer në shtëpi.
Në fillim kishte qarkulluar hipoteza e një sëmundjeje, por tashmë hetimet kanë marrë një kthesë të bujshme.
© Panorama.al