Tensionohet situata, Gjesti i afrohet te fytyra dhe e provokon Gramosin: Desha të të puth

Gjesti dhe Gramosi kanë qenë në qendër të vëmendjes së publikut për shkak të debateve të tyre të vazhdueshme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Marrëdhënia mes tyre duket se po përkeqësohet, duke u kthyer shpesh në situata të tensionuara.

Një situatë e tillë ka shkaktuar shumë diskutime si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë, ku gjatë një momenti të tensionuar gjatë darkës, Gjesti e ka provokuar Gramosin.

Gjesti është afruar pranë Gramosit dhe ka bërë sikur donte ta puthte.

Ky veprim, që u pa si një provokim i qëllimshëm, ka shkaktuar nervozizëm të dukshëm te Gramosi, i cili e përballoi situatën me vështirësi.

Përkundër provokimit, Gramosi zgjodhi të ruante qetësinë, ndonëse nervozizmi i tij ishte më se i dukshëm.