Vrasja e Liridona Ademajt nga bashkëshorti, Prokuroria pritet të njoftojë akuzën zyrtare! Vëllai i 30-vjeçares, i pranishëm në sallë

Vëllai i Liridona Ademajt, e vrarë më 29 nëntor 2023 ndodhet në sallën ku pritet të mbahet konferenca për media nga prokurorja e rastit dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj.

Leonard Ademaj është shprehur vazhdimisht se ai dhe familja e tij, drejtësi për këtë ngjarje.
Liridona u vra mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Bërrnicë të Komunës së Prishtinës.

Për vrasjen e saj janë arrestuar tre persona, e cila sipas dosjeve të hetuesisë dhe prokurorisë, dyshohet se ishte inskenuar. Vrasja e saj dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, me të cilin Liridona kishte dy fëmijë.

Vrasjen dyshohet se e ka kryer Granit Plava, pasi Murseli i kishte premtuar 30 mijë euro. I dyshuar është edhe nipi i Murselit, Kushtrim Kokalla, që ishte pjesëtar i FSK-së.