Bernardi përlotet teksa shikon momentet me të dashurin, mimikat e Gjestit bëjnë xhiron e rrjetit

Në Prime-n e fundit, banori i “BBVA4” që u surprizua nga njeriu i tij i zemrës ishte Bernardi.

Partneri i tij, Enam i bëri suprizë një kolazh me fotot e tyre të shkrepura në momentet e veçanta që ata kanë kaluar krah njëri-tjetrit.

Teksa shikonte pamjet, Bernardi u emocionua dhe u mbush në lot. Për shkak të gjendjes së tij emocionale, banorët vërehen teksa e përqafojnë dhe i rrinë afër.

Por Gjesti në atë moment bëri një mimikë e cila shkoi menjëherë virale në rrjet.