I jep fund jetës shqiptari në Greqi, gjendet i vetëvarur në banesë

Një shtetas shqiptar i ka dhënë fund jetës në Amalidha të Greqisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ndërsa viktima është identifikuar si Spiro Vilcani.

Ai u gjet i varur në banesën e tij me lidhëset e këpucëve.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa nuk dihet shkaku që ka shtyrë shqiptarin drejt aktit ekstrem.

Nga dëshmitë e banorëve të zonës, mësohet se viktima ishte i mbyllur në vetvete, bënte një jetë të qetë, por nuk shoqërohej me njeri.

Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen.