Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditëve të fundit në Kosovë.
Sipas një lajmi të portalit Sinjali, një mërgimtar i ardhur për pushime ka rrahur baxhanakun e tij dhe më pas ka ikur për Gjermani.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hoçë të Prizrenit. Rrahja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes tyre.
Sipas informacioneve të para, i dyshuari E.Xhahaj, e ka goditur viktimën me një mjet të fortë në kokë, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe për pasojë përfundoi në spital.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari ia ka mbathur për në Gjermani pas sherrit që plasi në familjen e tyre.
Lidhur me këtë incident, është vënë në dijeni edhe Policia, me ç’rast janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar hetim.