“O dashuri”-Graciano shkëmben puthje me Eglën në oborr: Në dhomën e gjumit ti nuk bën…

Graciano dhe Egla kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin mëngjesin e sotëm në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Shkak i debatit është bërë zhurma që balerini bën në mëngjes në dhomën e gjumit duke i prishur gjumin aktores.

Ndonëse situata degradoi në ofendime, në fund dyshja u puthën me njëri-tjetrin në faqe.

Pjesë nga debati:

Egla: Unë të nxjerr direkt jashtë

Graciano: Si, ti mua më nxjerr jashtë?

Egla: Direkt

Graciano: Ok, prite se do kesh zgjime shumë të lezetshme çdo ditë

Egla: Në dhomën e gjumit ti nuk bën asnjë gjë

Graciano: Unë bëj çfarë të dua unë, ti nuk je askush që të më tregosh mua se si unë do të zgjohem

Egla: Problemet e hiperaktivitetit duhet ti zgjidhësh me një specialist dhe jo në kurriozin e banorëve

Graciano: Ti je personi i fundit që duhet të më tregosh mua. Ti duhet të kesh kontroll mbi vete për situatat që bën këtu. Do flej dhe zgjohem kur të dua unë

Egla: Është problem shëndetësorë. Edukata familjare që ne problemet tona të hiperaktivitetit ti mbajmë në vend

Më pas teksa po fliste aktorja vazhdon ta prekë me dorë balerinin, i cili shprehet se nuk dëshiron ta prekë