“Uroj që të jesh njeri tjetër tashmë”, sqarim mes Endrikut dhe Sarës? Këngëtari: Jam shumë i lumtur për ju të dy

Endrik Beba dhe Sara Gjordeni kanë biseduar së bashku për herë të parë.

Sara: Do të isha një copë guri dhe akulli nëse s’do të isha në siklet, do të isha shumë hipokrite,

Endriku: Të dy jemi njerëz komplet të tjerë, për 10 vite ndodhin miliona gjëra

Sara: Uroj që të jesh njeri tjetër tashmë
Endriku: Po kjo? S’po ta kthej
Sara: Mos ma kthe, mesa të njoh unë do ma kishe kthyer

Endriku: S’po ta kthej, po e bëjmë për lojë, jo gjëra personale. Kjo është diçka që ka ndodhur më parë unë të respektoj për njeriun që je, unë e respektoj edhe të shkuarën time

Sara: Po s’ke pse të mos e respektosh
Endriku: Unë jam shumë i lumtur për ju të dy, të jeni me të vërtetë ju, ta shijoni ju në maksimum, prandaj ju votova ju se e pashë që e donit që të dy, unë jam pro dashurisë, pro festës, mos i merr kaq shumë personale.