“E bëri rrush e kumbulla”, “Ke dërrasa mangët” dhe “Hip se të vrava, zbrit se të vrava”-Dua Lipa u shpjegon amerikanëve shprehjet shqiptare: Kur ke raki…

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa së fundmi ishte e ftuar në emisionin e Jimmy Kimmel.

Ky i fundit ka lexuar disa shprehje shqiptare dhe artistja me origjinë nga Shqipëria duhet t’ia shpjegonte atij kuptimin e tyre.

I ka bërë “Rrush e Kumbulla” kjo ishte fjala e parë e lexuar nga Jimmy Kimmel dhe Dua Lipa e shpjegoi duke thënë:

Që do të thotë ti shpenzosh të gjitha parat e tua për të pirë e për të festuar, për të bërë qejf.

Pra rrush dhe kumbulla, rakia që vjen nga rrushi ose vera gjëra të tilla.

Jimmy Kimmel: E kishte një dërrasë magët

Dua: Si fillim qenke shumë mirë në leximin e shqipes….

Dua: Atëherë përkthimi fjalë për fjalë është “Të mungojnë dërrasat” që do të thotë pak a shumë si të thuash “të mungojnë disa vida, ke mungesë vidash”

Jimmy Kimmel:“Sa për sy e faqe”

Dua: Që do me thënë të bësh diçka vetëm për tu dukur pra vetëm për “show”.

Fjala që ka shkaktuar shumë të qeshura ishte shprehja shqiptare: Hip se të vrava, zbrit se të vrava

Të cilën Dua e ka shpjeguar vetëm duke përkthyer fjalët: Hip ose do të të vras zbrit ose do të të vras, ç’ka ka shkaktuar të qeshura në studio.

Ku Jimmy Kimmel e ka krahasuar shprehjen me një foto të Duas teksa ajo shihet e varur në një tub.