Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në linjën që lidh Hamburgun me jugun e Gjermanisë.
Treni i shpejtësisë së lartë ICE ka goditur një kamion me shpejtësi të madhe në një kalim hekurudhor pranë periferisë së Hamburgut.
Një pasagjer ka pësuar lëndime të rënda dhe ka humbur jetën pak pas aksidentit, sipas një zëdhënësi të shërbimit të zjarrfikësve në Hamburg.
Ky pasagjer kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, por për momentin nuk është saktësuar nëse bëhej fjalë për një burrë apo një grua.
Sipas departamentit të zjarrfikësve, 269 personat e mbetur në bordin e trenit në distanca të gjata mbetën të palënduar.
ICE ishte rrugës nga Hamburgu për në Mynih.