Familjarët e Endrikut përgënjeshtrojnë Sarën: Nuk ka pasur asnjë fejesë mes tyre, ishte një lidhje disa mujore

Familjarët e Endrik Bebës, të cilët menaxhojnë rrjetet sociale të konkurrentit të “Big Brother VIP 3”, shprehen se mes tij dhe modeles Sara Gjordeni, nuk ka pasur fejesë.

Përmes një postimi në “Instagram”, ata shkruajnë se mes Sarës dhe Enrikut, nuk ka pasur asnjë zyrtarizim.

“Ndiejmë detyrën të theksojmë se midis Sara Gjordenit dhe Endrik Bebës nuk ka pasur ASNJË fejesë në horizont. Ishte një lidhje të rinjsh disa mujore, 9 vite më parë.

Endriku, siç pranoi lidhjen me Sarën, siç pranoi martesën e parë nga e cila ka një djalë, siç pranoi lidhjen e re nga e cila pret të bëhet baba sërish, mund të kishte pranuar edhe fejesën, nëse do të ekzistonte, por NUK ka ekzistuar. Urojmë të ketë mundësi ta sqarojë edhe vetë. Faleminderit”, shkruhet në postim.