Uanda Nara është kthyer në Stamboll, pikërisht vendin ku nuk kishte edhe aq shumë qejf të jetonte në periudhën e fundit kur ishte e bashkë me Mauro Ikardin. Por këtë herë jo për të jetuar, por për të tërhequr një çmim.
Mund të duket e pabesueshme por ish-partnerja e sulmuesit të Gallatasarajt që urrehet nga tifozët e kësaj skuadre, është shpallur “Gruaja e vitit” në Turqi, në ceremoninë e “Europe Awards” në Stamboll. Ajo pranoi çmimin dhe nuk i mbajti dot lotët. “Fëmijët e mi janë shumë krenarë për nënën e tyre”, tha ajo.
Por përtej çmimit, Uanda Nara ka marrë edhe një ofertë pune. Asaj i kanë ofruar një rol në një telenovelë turke, të cilin më parë ia kishin ofruar edhe Çina Suarezit, partneres aktuale të Ikardit.
“Sapo më ofruan mundësinë të recitoj në një telenovelë turke. A nuk e dinë këta që jeta ime është një telenovelë?”, tha duke qeshur ajo. “Duan që të bëhem pjesë e një telenovele në Turqi. Nesër kam një takim të rëndësishëm e ndoshta do të vij këtu me gjithë fëmjiët për të xhiruar”, shpjegoi Uanda Nara.