G Bani sërish i papërmbajtshëm, kështu eskaloi sot pas rikthimit në BBVA

G Bani është rikthyer në BBVA – kjo pasi që Gjesti në avantazhin e tij e zgjodhi atë mes shtatë banorësh për ta quar në televotim.

Megjithatë duket se banori i rikthyer në shtëpi nuk ka reflektuar mirë mbi sjelljet e tij karshi banorëve të tjerë.

Gjatë ditës së sotme G Bani eskaloi në një debat të ashpër me banorin e ri, Shkëlzenin.

Gjumi është arsyeja e debatit, teksa reperi shihet t’i afrohet tek fytyra konkurrentit tjetër duke bërtitur me ashpërsi.