“Dy periudhat më të errëta të jetës sime…”/ Ish-banori i BBV 4 rrëfehet si asnjëherë më parë: Kur babai ndërroi jetë…

“Dy periudhat më të errëta të jetës sime…”/ Ish-banori i BBV 4 rrëfehet si asnjëherë më parë: Kur babai ndërroi jetë…

Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Tiri, ka qenë një ditë më parë i ftuar në “Big Brother Radio”. Këngëtari i njohur tregoi linjën e jetës në Top Albania Radio ku përcolli emocione shumë të forta.

“Kam lindur në Kavajë. Jam rritur aty. Kam vazhduar liceun artistik në Durrës dhe vitin e fundit e mbylla në Tiranë. Tentova të futesha në akademinë e arteve, por nuk u futa sepse mendova të kthehesha në Kavajë.

Ka qenë një periudhë e vështirë se u ktheva për të ndjekur ëndrrën me bandën, për dy muaj banda u shkri. Ka qenë periudhë e vështirë. U njoha me ankthin e depresionin 19 vjeç”, tha Tiri.

“Do e afroja, do kishim ngacmime”/ Krisa për raportin Tiri-Loredana: Dyshimet ishin…
“Ka qenë një nga dy periudhat më të errëta të jetës time, kaloi nuk zgjati as një vit. Ia dola të largohesha nga ajo situatë.

Vazhdova në universitetin e arteve. Vitin e dytë më mbushet mendja të shkoj në “The Voice of Albania”. Ka qenë moment i pashpjegueshëm, nuk doja por vëllai e miqtë e mi këmbëngulnin. 2016 fitova, 2017 babi u diagnostikua me tumor në mëlçi.

2013 ndodhi bashkëpunimi me Dr Florin nuk isha gati në atë periudhë, më dha goxha dorë. Pas “The Voice of Albania” pata goxha mundësi që nuk i shfrytëzova për shkak të mungesës së eksperiencës. U bëra burrë 23 vjeç kur babi ndërroi jetë”, rrëfeu këngëtari i njohur.