“Amanet Ambrën”- Nëna e 27-vjeçares tregon momentet e fundit të vajzës: Mori një cigare dhe doli në ballkon! Motrës i shtrëngoi duart, i vuri kokën tek prehri dhe…

Nëna e 27-vjeçares, e cila vrau veten pas publikimit të një fotoje intime ka treguar versionin e saj të ngjarjes.

Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 nga Evis Ahmeti, Danjela Abedini hedh poshtë pretendimet se vajza ka qenë në hotel me personin e arrestuar, Altin Çoku.

Nëna e saj ka treguar edhe momentet e fundit, kur vajza e saj i ka lënë amanet të vëllait vajzën. Ndërsa më pas ka ndërruar jetë në prehrin e tezes së saj.

“Vajza ka qenë e qetë. Ajo ka qenë një fëmijë që gjithçka kishte e mbante për vete. Bela më tha futu lahu ti mami se je edhe e lodhur dhe shtrihu. Erdhi dhe motra nga puna, tu lujt e qesh me të, tu bo foto. Renata me telefon duke parë fotot me Ambrën.

E kishte vendos edhe gocën në gjumë. Mori cigare dhe i tha ‘po dal të pi një cigare’. E pa goca që ishte vonuar dhe merr ne telefon: O teza a është Bela aty, jo thotë. Del tek salloni, në atë kohë po vinte çuni tek shtëpia. Solli çuni lekët, bleva për të ngrënë. Kur vjen çuni thotë: ku është Sibela, shkon të motra nuk ishte. Kur nxjerr djali kokën të penxherja ka bërtitur, mami e ka shkelur makina motrën.

Zbathur shkova, e pashë. Çuni e kapi për fyti atë shoferin e furgonit. O vëlla nuk e kam shkel unë, por ra nga pallati, i tha shoferi.

Erdhi policia, ambulanca. E kanë çuar te spitali, i ka thënë çunit, vëlla amanet Ambrën. Ka shtrënguar duart e motrës, ka vendos kokën te prehri dhe ka dhënë shpirt”, tha nënë e Sibelës në emisionin “Me Zemër të Hapur”.