Deri në 1000 dollarë për kilogram, kafeja më e shtrenjtë në botë bëhet nga jashtëqitja e kësaj kafshe

Ndoshta keni dëgjuar për atë që njihet si një ndër llojet më të shtrenjta të kafesë në botë, madje mund të jetë më e shtrenjta. Bëhet fjalë pikërisht për kafen që prodhohet nga jashtëqitja e kafshës së quajtur “LUWAK”.

Është shumë interesante sepse kjo kafshë pi kafe dhe nxjerr kafe me jashtëqitjen e saj. Thonë se ka shije si kafe turke… Kafeja Luwak kushton deri në 1.000 dollarë për kilogram, në varësi të proceseve të prodhimit dhe cilësisë së saj.
Shija e kafesë lidhet me motin…

Një kafshë e vogël aziatike ushqehet kafen e papjekur në pemë dhe më pas i nxjerr në formë jashtëqitje dhe më pas ato mblidhen për t’u konsumuar nga njerëzit.

Fermentimi ndodh kur kokrrat e kafesë kalojnë nëpër zorrët e saj dhe enzimat e tyre ndihmojnë tretjen e ushqimeve të ndryshime përfshirë kafen dhe fasulet, duke hequr aciditetin. Kështu, kafeja bëhet më e shijshme.

Trupat e tyre janë të gjata, të zeza dhe të mbuluara me qime të trasha dhe të çrregullta.

Ato janë kafshë të natës që mund të gjenden nëpër pyjet tropikale në ishujt indonezianë të Sumatra, Java, Bali dhe Sulawesi.