Ndërron jetë 38-vjecari, u aksidentua nga kamioni në pikën ku punonte

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme me datë 14 shkurt në një pikë inertesh në qytetin e Krujës.

Një punëtor i identifikuar si Lulzim Balla, 38-vjeç është përplasur nga një kamion i tonazhit të rëndë.

Punëtori u rrëzua dhe u shtyp për vdekje nga kamioni, kush është pronari i gurores ku ndodhi aksidenti i rëndë (FOTO)
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, ku humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda.