“Këtu vret vetë shteti dhe drejtësia”/ Zeka në “Top Story”: Një drogaxhi fotografon vajzën nudo, familja thotë na mori fytyrën

Gazetari i Milaim Zekës foli në “Top Story” për paragjykimet dhe problemet me abuzimet që nuk arrijnë të gjejnë zgjidhje.

Sipas tij në vendin tonë vret drejtësia dhe shtëpi, përfshirë edhe familjen e cila drejton gishtin tek vajza nëse kërcënohet nga dikush.
Zeka shtoi se familjarët në vend që ta mbështesin një viktimë të kërcënimeve me foto ose në mënyra të tjera, drejtojnë gishtin për ta fajësuar.

“Unë ka pasur rast kur më kanë kërcënuar se atë foshnjën e vogël që e ke do t’ia presim kokën. Do të bëj një krahasim meqë jam gjysëm andej dhe gjysëm këtej. Policia e Kosovës është shumë më efektive se këtu. E dyta dua t’i them zëvëndës ministrit se ne jemi përshkrues të jashtëzakonshëm për të bërë krahasime, or praktika jonë me vendet perëndimore është me atë të Irakut, Afganistanit.

Sepse sot në Shqipëri dhe Kosovë nuk mund të bësh një denoncim në e-mail sepse kolegët e këtij zv.ministri që nuk e kane sjellë në parlament miratimin e ligjit që nëpërmjet e-mailit mund të bëhet denoncim, duhet me shku atje për të bërë një gjë të tillë. Sot në Shqipëri dhe Kosovë vret Tik Tok-u, vret shteti, policia, drejtësia dhe edhe vetë familja.

Pse vret familja, sepse unë si prind në vend që të mbështes vajzën time që është dashuruar me një drogaxhi, kriminel, debil, e cila duke fjetur ky kriminel i ka bërë një foto lakuriq. Në vend që ti themi vajzës që deri në vdekje kam për të të mbështetur, i themi më mori fytyrën. Ne e drejtojmë dorën dhe gishtin në drejtim të vajzës”, tha ai.