E papritur! Çmimi i madh zbret në 80 mijë euro, sh*rr mes banorëve në Big Brother

Çmimi i ”Big Brother VIP Albania 3”, nga 100 ka shkuar në 80 mijë euro me vendim të Vëllait të Madh pas prishjes së rregullave të lojës. Egla vendosi të lërë sfidën e fermës, çka i kushtoi 20 mijë euro minus çmimit të madh. Egla u arsyetua se nuk mund ta përballonte, ndërsa banorët nuk e pritën aspak mirë.

Pjesë nga debati:

Egla: Jam jashtë limiteve fizike të mia.

Juli: Ti kërkove me shku vet, ti e bën këtë për faktorizim dhe për atë nominim. Të rrish atje dy orë dhe të ulësh 20 mijë euro moj Egla nuk janë pak.

Egla: Nuk e dija aq të rëndë more burrë dhe e dyta nuk më pëlqeu ajo që pash. Nuk e dija.

Juli: Pak respekt more njeri.

Franceska: Ti prishe lojën e gjithë njerëzve për veten tënde, je shumë kot. Lute me shku dhe bën budallallëqe.