E konfirmuar – 61 vjeçari që u gjet i vdekur në motel në Ferizaj është nga Maqedonia e Veriut

Një burrë i moshës 61-vjeçare është gjetur i vdekur në një motel në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë.

Rasti është raportuar sot, më 15.02.2024.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, e ka konfirmuar për KALLXO.com rastin.

Ai tha se rreth orës 16:35 kanë pranuar informatën për këtë rast.Veseli tregoi se vdekja e viktimës është konfirmuar nga mjekët kujdestarë.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion” – tha Veseli.Zëdhënësi shtoi se rasti është cilësuar si hetim mbi vdekjen.