14-vjeçari Fatjon Gashi me 2024 copëza letrash krijon flamurin e Kosovës

Fatjon Gashi, nxënës i klasës së tetë, në shkollën “Shaban Jashari” në Skenderaj, ka hapur një ekspozitë për nder të Pavarësisë së Kosovës.

Fatjoni ka dërguar disa foto që mund t’i shikoni më poshtë, ku ka punuar 2024 copa letër me tekniken Muzaik.

Poashtu punimet e tijë janë ekposzuar edhe ne Sheshin Adem Jashari.

Mozaiku që mori pamjen e flamurit të Kosovës është dhurata që i riu ka vendosur ta prezantojë para të gjithëve në ditëlindjen e 16-të të shtetit të Kosovës.

1 muaj të plotë i mori kohë për ta punuar këtë mozaik, i cili tashmë është pjesë e ekspozitës së shkollës. Prej këtu, ai u vendosë edhe në sheshin e kësaj komune.