Nga ana tjetër e globit, vajza e Vera Grabockës dhe Timo Fllokos vjen në Shqipëri për të mbështetur të ëmën

Gjatë mbrëmjes së kësaj të premte në “X Factor”, emocionet për të kanë qenë të mëdha pasi në sallë ka qenë vajza e saj e shtrenjtë, Linda Flloko.

Si rrallëherë në këto vite, ajo ka fluturuar nga Los Angeles dhe krah të atit, aktorit Timo Flloko, kanë qenë në sallë për të mbështetur regjisoren. “Sot ajri në regjinë e Vera Grabockës lëviz ndryshe. Sepse vajza e saj, Linda Flloko ndodhet këtu. Ka ndodhur shumë rrallë që Linda të vijë për ta duartrokitur nga salla, dhe dua ta përshëndes!”, tha Alketa.

Ndërkohë vetë Vera Grabocka përkrah një video shumë të bukur që ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram, ka shkruar. “Mbrëmje e veçantë! Nga kilometra larg Linda erdhi të ndjek nga afër ‘X Factor’”.