Romeo shkrin së qeshuri banorët: Donaldi ecte me patentën time

Të qeshura dhe biseda kanë mbërthyer banorët e “Big Brother Vip”.

Romeo Veshaj ka treguar për avantazhet që ka patur Romeo dhe Donaldi.

Ai tregoo se Donaldi shumicën e rasteve ka marrë dokumentet e tij të identifikimit dhe ai po ashtu ka bërë të njëjtën gjë. Romeo rrëfen madje se edhe patentën Donaldi e ka marrë pasi ka dalë nga “BBV1”.
Romeo: Donaldi patentën e ka marrë pasi doli nga Big Brother.

Fation: Domethënë ka qenë me patentën tënde?
Romeo: Po, me patntën time dhe pasaportën time. Shkoja në bankë dhe jepja kartën e identitetit të Donaldit, më vinte mandati. Aty duhet të shkruaja Donald Veshaj, unë nisja të shkruaja R…

Po ndonjë gjë tjetër keni ngatërruar?
Kjo situatë ka shkaktuar shumë të qeshura tek banorët, të cilat filluan të hamendësonin se si askush nuk e kishte vënë re këtë gjë.