Momente të vështira në familje, Jasmina Kadriu humb të shtrenjtin e saj

Jasmina Kadriu u kthye në një personazh super të komentuar pas hyrjes në Për’Puthen.

Jasminën jemi mësuar ta shikojmë të ndajë momente të zhurmshme nga jeta e saj sentimentale dhe jo vetëm.
Së fundmi ajo dhe familja e saj po kalojnë një moment të trishtë.

I ati i Jasminës është ndarë nga jeta.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ajo ndau lajmin e trishtë.
“U prehsh në paqe babi”!

Prej kohësh Jasmina ka qëndruar larg rrjeteve sociale dhe duket se shkaku ka qenë problemet shëndetësore të babait të saj.